Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA- Në vijim të inspektimeve për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, Task-Forca e Bashkisë së Tiranës thekson se vihet re tendencë ulje në shumë produkte.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, është vijuar kontrolli i përditshëm në të gjitha tregjet e Tiranës dhe se Task Forca ka informuar se ka një tendencë ulje të çmimeve për një sërë produktesh, ndryshe nga sa ka ndodhur vite më parë.
Burime zyrtare nga Bashkia thanë për NOA.al, se kontrolli dhe monitorimi do të vijojë sërish duke u shtrirë më gjerë në tregjet e pakicës si dhe në supermarkete.
Ndër të tjera përsëritet edhe paralajmërimi për çdo subjekt që rrit abuzivisht çmimet se do të përballet me penalitetet e ligjit.
Task-Forca që po monitoron rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore përbëhet nga Agjencia për Mbrotjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Tatim-Taksave, Policinë Bashkiake në bashkëpunim me Tatim-Taksat qendrore.
a.y/NOA