English

Jepet pretenca për babanë- mostër, shiti trupin e dy vajzave të mitura te miqtë

Korçë, 22 dhjetor 2011, NOA- Babai mostër i cili shiste si prostituta dy vajzat e tij të mitura 8 dhe 10 vjeç është vënë përballë dënimit nga Gjykata e Korçës.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ndaj Pëllumb Mullait u dha pretenca me 15 vite burg, por dënimit nuk i shpëtuan as 4 klientët e të miturave miq të Mullait.

Prokurori ka kërkuar 15 vite burg edhe për dy klientët Andrea Nametin dhe Skënder Kollanin ndërsa ka kërkuar 10 vite burg për dy klientët e tjerë Nevruz Kollanin dhe Nderim Koçin.

Prokuroria e akuzon Mullain për shfrytëzim prostitucioni të dy të miturave ndërsa katër personat e tjerë për marrëdhënie seksuale me të mitura kundrejt pagesës.

Babai i dy vajzave minorene që denoncuan në polici se u shfrytëzuan për prostitucion në moshën 8 dhe 10-vjeçare, nuk e ka pranuar akuzën që rëndon ndaj tij.

Pëllumb Mullai ka thënë për policinë se, akuzat janë mashtrime dhe sajesa të të bijave edhe personat e tjerë të arrestuar për pedofili.

Por sipas Prokurorisë së Korçës, ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë akuzat që rëndojnë jo vetëm ndaj babit mostër, por edhe ndaj katër klientëve.

Nga ana e saj, policia e Korçës ka theksuar më herët se ka të dokumentuara provat që vërtetojnë se Pëllumb Mullai ka shfrytëzuar për qëllime fitimi me anë të prostitucionit dy vajzat e tij të mitura gjatë periudhës kohore 2004-2006, ndërsa aktualisht 15 dhe 17 vjeç.

Burime të policisë së Korçës thanë se kanë pasur prej kohësh sinjalizime se babai i dy vajzave i shfrytëzonte ato duke i vënë në “shërbim” të personave të njohur, të cilëve u merrte lekë në këmbim të shërbimit që merrnin nga vajzat.

a.y/NOA

Në foto: Pëllumb Mullai

KOMENTE
  • Shijon Miri20:02 - 23 Dhjetor 2011
    fatkeqesi qe nuk u bera gjygjtar! vetem per keto tipa.I lutem zotit te ma nxjerre nje here ne shteg do e bej qe te kerkoje vdekjen me shume se jeten jo vetem ate me teper ata qe e kane bere nje gje te tille. Ky eshte kulmi i degjenerimit.
  • Gezim Skura21:22 - 22 Dhjetor 2011
    e vazjat shqiptare me cfar baballar qe kane te cojne vete ne breg te lumit dhe te thojne hidhu po ne shqiperi nuk ka ligje se e meriton plumin ne zemer dhe para vajzave
  • Flori Haka20:32 - 22 Dhjetor 2011
    do ti beja hallall 20 vjet burg per kete njeri po te kisha mundesin me vra kete moster
  • Besnik Halili19:01 - 22 Dhjetor 2011
    KTE NJERI E KISHA MASAKRRU KADAL KADAL
  • Sazan Durojanis17:34 - 22 Dhjetor 2011
    bobo nuk mundet te gjesh fjale per keta lloj njerezish , megjithese nuk e meritojne fjalen njeri,, cfare te thuash ,, tmer,, bente pazar vajzat e tij te mitura ,, a e meritojne te rojne akoma keta njeres ??? ckuptim ka te jetuarit per ta,,,?
  • arbana Ana17:14 - 22 Dhjetor 2011
    ket lloj robi duhet ta varesh ne mes te qytetit si njehere e nje kohe po cte bejme jemi ne shqiperi dhe nuk ka ligj.Me vjen keq per vajzat se jane akoma te vogla.
  • Arbenita Kazazi13:53 - 22 Dhjetor 2011
    sa keq o i shkret qe sjam un gjykatsja e rastit ten se do nenoja me denimet me te rnda e me te ulta qe i kan ndodh njerzimit ti kafsh ti njeri pa zemer njeri pa ndjenja ti je gjdo gje e pesit e kesaj bote te mrapsht ishallado vdesesh si qen mor monstrum i keq
  • Jim 13:46 - 22 Dhjetor 2011
    po! kill him slowly. castration!!
  • liu12:58 - 22 Dhjetor 2011
    po pse mor i mjer a leku esht gjithqka per ty ogomar qenke dhe plak i vjeter turp te kesh shite femijen per pes lek turp turp te kesh turp
  • Besim Nikolli12:17 - 22 Dhjetor 2011
    ai do djegur ne benzine po shteti shqiptar dalt fare se nuk ka ligje
  • Moon11:15 - 22 Dhjetor 2011
    kill him...