English

Krasic, agjenti i hap dyert Interit

Torino, 22 Dhjetor 2011, NOA - Milos Krasic do ti japë lamtumirën skuadrës së Juventusit në muajin janar, por mund të vazhdojë aventurën e tij në kampionatin italian.

Nga Serbia vijnë lajme dhe po flitet gjithnjë e më shumë për një interes të fortë të Interit në drejtim të lojtarit.

“Në rast se interesimi i Interit do të ishte real atëherë do të ishim tepër të lumtur, por momentalisht ka asgjë konkrete. Megjithatë është një tratativë që mund të realizohet, kjo edhe pse Milos do të shkonte në një skuadër top dhe i nevojitet së tepërmi një lojtar i tillë”,- ka deklaruar agjenti i lojtarit Vlado Borozan.

r.b/NOA

KOMENTE