English

Kthehet nga emigrimi për festat, vdes duke pirë kafe

Korçë, 22 dhjetor 2011, NOA- Një 52 vjeçar nga qyteti i Korçës ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ka qenë duke pirë kafenjë lokal.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, mëngjesin e sotëm Agron Sadikllari mësohet të ketë pësuar infarkt teksa ka qenë duke pirë kafenjë lokal 24-orësh.

52 vjeçari i cili ishte emigrant në shtetin grek ishte kthyer drejt vendit tonë me rastin e festave të fundvitit, ndërsa vdekja për të ka rezultuar e beftë.

Nga ana e uniformave blu po vijojnë hetimet, ndërsa nga të dhënat paraprake nga ekspertët mjeko- ligjor thuhet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.

a.y/NOA

KOMENTE