English

Mashtruesi i pijeve, mbushte shishet me lëngun që përgatiste vetë

Prishtinë, 22 dhjetor 2011, NOA- Një mashtrues profesionist në qytetin e Prishtinës ka përfunduar në prangat e policisë.

Burime zyrtare nga policia e Prishtinës thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion dhe Sektori për hetimin e Korrupsionit ka arrestuar një mashkull banues në kryeqytet pasi ky i fundit në bashkëpunim me persona tjerë kanë rimbushur pije alkoolike dhe i kanë shpërndarë nëpër lokale të ndryshme.

Mësohet se personi në fjalë pas përfundimit të shisheve me pije i mbushte ato me pije që e përgatiste vetë duke u dhënë esencën e origjinaleve.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se pija nuk ishte nën kontrollin e duhur dhe si e tillë mund tu dëmtonte shëndetin konsumatorëve të saj.

a.y/NOA

KOMENTE