English

Medvedev, sot pritet të japë fjalimin e fundit

Moskë, 22 dhjetor 2011, NOA- Presidenti rus, Dimitri Medvedev pritet që sot të japë fjalimin e fundit, për gjendjen e vendit të tij.

Fjalimi i tij para parlamentit të sapo zgjedhur do të vëzhgohet nga afër, lidhur me reagimin e qeverisë për protestat e rrugës që mblodhën mijëra njerëz, për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të 4 dhjetorit.

Gjatë fundjavës së kaluar, Medvedev tha se sistemi politik rus ishte lodhur dhe i duhej modernizim dhe se ai do të japë detaje gjatë këtij fjalimi. Medvedevi nuk do të konkurrojë në zgjedhjet presidenciale të marsit, duke i lënë mundësinë kryeministrit të tanishëm, Vlladimir Putin, të kthehet në Kremlin.

NOA/RFE

KOMENTE