English

Nis seanca e fundit parlamentare për 2011, votohet për Avokatin e Popullit

Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA- Pak çaste më parë nisi seanca e fundit parlamentare për vitin 2011.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, në seancën e sotme parlamentare pritet ti jepet “Ok” kandidaturës së Partisë Socialiste, Igli Totozani, në postin e Avokatit të Popullit.

Totozani u votua me konsensus edhe në komisionin e ligjeve pavarësisht dyshimeve të hedhura nga pala demokrate për transparencën e përzgjedhjes së tij.

Ndër të tjera pritet të diskutohen edhe projektligjet për “Për tatimin mbi vlerën e shtuar", një ndryshim në ligjin "Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)"; aktin normativ "Për një ndryshim në ligjin e buxhetit 2011".

Në rend të ditës përfshihet edhe ratifikimi i disa konventave ndërkombëtare, disa ndryshime në ligjin "Për numrin e identitetit të shtetasve", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për gjendjen civile" si dhe "Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale”.

a.y/NOA

KOMENTE