English

Notë e keqe për James Franco, shkarkohet nga detyra profesori

Nju Jork, 22 Dhjetor 2011, NOA - Është shkarkuar nga detyra dhe rastësisht pasi i kishte vënë një notë negative James Franco.

Në këtë mënyrë Jose Angel Santana, profesor i Nju Jork University, ka denoncuar këtë ndodhi duke deklaruar se pakalueshmëria e aktorit erdhi si rrjedhojë e mungesave të shumta që kishte ai në kursin e regjisë.

Në krahun tjetër vetë Universiteti e mohon diçka të tillë.

Franco, faktikisht, nuk është prezantuar në 12 nga 14 leksione dhe profesori në këtë drejtim është shprehur se ndihej si i vënë në lojë nga aktori.

“Shkolla i ka ardhur nga pas çdo nevoje të Francos – ka deklaruar Santana për “Neë York Post” – profesorët e tjerë i kanë dhënë aktorit nota dhe vlerësime të cilat ai nuk i meritonte aspak”.

Ndërkohë Universiteti është limituar duke mohuar gjithçka, ndërsa vetë aktori ka preferuar të mos replikojë.

r.b/NOA

KOMENTE