Strugë, (Maqedoni) 22 dhjetor 2011, NOA - Byroja për Zhvillim Rajonal – Qendra për Zhvillim të rajonit planor jug-perëndimor nuk respekton gjuhën shqipe.
Njoftimi i kësaj qendre për mediat dhe ftesat e programi i dërguar për pjesëmarrësit ka anashkaluar përdorimin e gjuhës shqipe, dhe kjo ndodhë me rastin e vizitës së ministrit të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta sot në Strugë.
Mediat shqiptare kanë reaguar lidhur me mospërdorimin e gjuhës shqipe në materialet informative dhe se ato kanë paralajmëruar se këtë shqetësim do t`ia përcjellin edhe ministrit Bejta.
Ministri Nevzat Bejta sot gjatë qëndrimit në Strugë do të marrë pjesë në ceremoninë e ranim-dorëzimin simbolik të 402 kontejnerëve për mbeturina në kuadër të një projekti për komunat. Në komunën e Strugës, gjuha shqipe është zyrtare dhe institucionet e të gjitha niveleve obligon për të respektuar përdorimin e gjuhës shqipe.
NOA/INA