English

Përjashtimi i Islamit, Nano: Gabim fatal, PS të ndreqë gabimin

Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA- Në homazhet e bëra në Ambasadën Çeke në Tiranë, në nderim të ish-Presidentit Vaclav Havel, i ndarë nga jeta dy ditë më parë, lideri historik i partisë Socialiste komenton situatën e fundit politike.

I pyetur për kandidaturën e tij si President dhe nëse ai gëzon mbështetjen e Partisë Socialiste, Nano u përgjigj shkurt dhe prerë, “Mendoni se PS ka vdekur?”.

Një vëmendje kryesore ai ia kushtoi edhe përjashtimit të eksponentit të vjetër të selisë rozë Kastriot Islamit.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Nano u shpreh se, “Shpresoj që Partia Socialiste të gjejë forcat që të ndreqë gabimin, përjashtimi i Islamit është gabim fatal .”

Ndër të tjera ai ka reaguar edhe ndaj zërave se ai ka kërcënuar Nikollë Lesin ku ai u shpreh se as nuk e ka kërcënuar dhe për më tepër se ka 4 vjet që nuk kontakton me të.

a.y/NOA

KOMENTE