English

Policia: Varrezave hebreje në Kosovë u dëmtuan nga një sekt fetar

Prishtinë, 22 dhjetor 2011, NOA - Në takimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi të Prishtinës, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se varrezat herreje në lagjen Velania janë dëmtuar nga dy persona me mjekra, pjesëtarë të një sekti fetar.

“Inteligjencia e Kosovës ka siguruar informacion nga qytetarët që banojnë përreth ‘Varrezave të Hebrejëve ’ se dëmtimi i varrezave në formën që është bërë është kryer nga dy persona me mjekra, që mendohet se i përkasin një sekti fetar të vendit”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Kosovës në Prishtinë Rexhep Sijarina. Mirëpo, sipas tij, Policia ende nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshuar për rastin.

Një fakt të tillë e kanë konfirmuar edhe banorë të lagjes Velania. Nën kushte anonimiteti, disa banorë kanë thënë se përdhosjen e varrezave e kanë kryer dy persona me mjekra.

Informacionin për këtë e ka paraqitur edhe në mbledhjen e Këshillit Ndryshe, varrezat hebraike në Prishtinë, në fund të nëntorit kanë qenë cak i grafiteve naziste. Në shumicën prej pllakave të këtyre varrezave ishte vizatuar svastika naziste. Në ditët e para të ngjarjes, Policia pati deklaruar se nuk kanë të dyshuar se kush qëndron prapa një akti të tillë, kurse tashti pas 20 ditësh kanë mburritur deri te informacioni se dëmtimi i tyre është bërë nga një sekt fetar mysliman që vepron në Kosovë.

Pak ditë pas përdhosjes së tyre-pllakave të mermerit të varrezave, pastrimin e tyre e kishte marrë përsipër Ambasada GjermaneKosovë, e cila e ka përfunduar projektin. Për pastrimin e tyre, sipas zëdhënësit të Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, ka qenë e gatshme edhe Komuna, por ai e ka falënderuar Ambasadën gjermane për një veprim të tillë. Përdhosja e varrezave të hebrenjve ka nxitur reagime të fuqishme nga të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës.

E para kishte reaguar Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebraike, duke e quajtur rastin si “shembull racist që shkakton urrejtje” dhe që “sjelljet e tilla nuk kanë vend asnjëherë në shoqërinë kosovare, meqë janë veprime të dhunës e shovinizmit”. Kjo shoqatë kishte ftuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera që t’i ndriçonin ‘mëkatet e antisemitizmit dhe paragjykimeve raciste’. Kurse një ditë pas kishin reaguar edhe Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Ambasada amerikane në Prishtinë, bashkëkryetari i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare, kongresisti amerikan Eliot Engel, MKRS-ja, AKR-ja, Komuna e Prishtinës, etj.

a.k/NOA/Koha Ditore

Në foto: Pamje nga dëmtimi i varrezave në lagjen Vilania.

KOMENTE