Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA- Një 26 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi lëvizte rrugëve të kryeqytetit me pistoletë me vete.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Elton Çami nga fshati Buçimas i Pogradecit, u arrestua nga komisariati numër 1 në Tiranë, pasi u kap në Rrugën Budi teksa mbante me vete një pistoletë tip TT me krëhër dhe 8 fishekë brenda.
Gjatë pyetjeve të policisë i riu nuk ka dhënë arsye se pse lëvizte me armë me vete ndërsa po vijojnë hetimet se për çfarë arsyesh Çami mbante pistoletë me vete.
a.y/NOA