Paris, 22 dhjetor 2011, NOA - Tensionet ndërmjet Francës dhe Turqisë janë duke u rritur. Ligjbërësit francezë kanë propozuar një projektligj që e bën krim mohimin se vrasjet e më shumë se 1 milionë armenëve nga Turqia në kohën e Luftës së Parë Botërore ishte gjenocid.
Shtëpia e Ulët e Parlamentit të Francës do të debatojë sot për këtë projektligj. Turqia ka paralajmëruar se nëse projektligji miratohet, do të dëmtohen marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan tha se sot gjatë ditës do t’i bëjë të ditur disa prej masave të para kundër Francës.
NOA/RFE