Moskë, 22 dhjetor 2011, NOA- Komisioni elektoral bëri të ditur llogaritë e Vladimir Putin si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Rusi, nga të cilat del se ai së bashku me të shoqen kanë 339 mijë euro.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Vladimir Putin ka 10 llogari bankare me 5.7 milion rubla ose 138 mijë euro.
Mësohet se në 4 vitet e fundit ka fituar 14.7 milion rubla rreth 421 mijë euro.
Detajohet fakti se të ardhurat e tij vijnë nga rroga , interesat bankare (ka 230 aksione në Bankën e Shën Petërburgut) si dhe një pension ushtarak.
Ndërkaq e shoqja ka 4 llogari bankare me 8.3 milion rubla ose 210 mijë euro dhe sipas komisionit shuma aktuale e të dyve shkon 339 mijë euro.
a.y/NOA