English

Sherri banal, plagos të riun dhe veten

Durrës, 22 dhjetor 2011, NOA- Një 21 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzën për tentativë vrasje.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Myslim Verdha pas një konflikti të momentit ka qëlluar me thikë në trup 20 vjeçarin me iniciale A.L.

Menjëherë pas kësaj i riu është dërguar në spital por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se si rrjedhojë e konfliktit mes të rinjve dhe thikës në dorën e agresorit ka ngelur i dëmtuar edhe vetë Verdha.

Nga ana e policisë thuhet se shkak për këtë grindje mes të rinjve ka qenë një sherr i lindur në moment, ndërsa 21 vjeçarit i duhet të përgjigjet para drejtësisë për veprën penale, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

a.y/NOA

KOMENTE