English

Tom dhe Kate, dashuria nuk njeh gjatësi

Nju Jork, 22 Dhjetor 2011, NOA - Disnivelet në çift mes Tom Cruise dhe Katie Holmes janë vënë re më së miri në tapetin e kuq , gjatë prezantimit të filmit “Mission Impossible - Ghost Protocol” në Nju Jork.

Aktorja bukuroshe dhe e “gjatë” mbi taka duhet thënë se ka kaluar bashkëshortin e saj me centimetra të dukshëm.

Megjithatë mes tyre shihet qartë që dashuria mbizotëron dhe fakti i gjatësisë nuk i pengon aspak ata.

Këtë herë me sa duket aktori nuk ka përdorur hilen e tij me këpucët e “ngritura” për të mos pasur diferencë në gjatësi, ku kujtojmë se është një stil që Tom e ka përdorur që në kohën kur ishte i lidhur me Nicole Kidman.

r.b/NOA

KOMENTE