Francë, 23 dhjetor 2011, NOA - Ambasadori i Turqisë në Paris, është kthyer në Ankara për konsultime pas një votimi nga parlamenti francez për të ndaluar mohimin e gjenocidit armen. Një zëdhënës i ambasadës i tha agjencionit të lajmeve AFP se ambasadori pritej të kthehet në Ankara këtë pasdite. Armenët thonë se deri në 1.5 milion njerëz u vranë nga turqit otomanë në vitin 1915.
Turqia argumenton duke thënë se kishte humbje të rëndë të jetëve në të dyja anët, dhe refuzon përshkrimin e gjenocidit. Franca formalisht i ka quajtur këto vrasje si "gjenocid" në vitin 2001, dhe të enjten, dhoma e ulët e parlamentit miratoi një projekt-ligj i cili mohimin e këtij gjenocidi do ta cilësoj si vepër penale.
Ky projekt-ligj tani pritet të shkojë në senat, ku mundësitë për kalim mbeten të paqarta.
Pas miratimit të projekt-ligjit, Turqia njoftoi se do të pezullojë lidhjet politike dhe ushtarake me Francën.
NOA/RFE