Londër, 23 Dhjetor 2011, NOA - Adele është duke u rikuperuar nga operacioni në fyt që e ka detyruar atë të anulojë impenjimet e saj koncertore.
Artistja ka postuar të rejat e saj në Twitter, duke u paraqitur me një luk tërësisht të ri dhe shkruar një mesazh për të gjithë fansat: “Jam sërish në garë, tualeti dhe flokët u kryen! Gëzuar Krishtlindjet të gjithë”.
Adele ka arritur të marrë gjashtë nominime në Grammy Awards (Oskari i muzikës) dhe për agjencinë e lajmeve Associated Press, albumi “21” është më i miri i vitit 2011.
“Zgjedhja e diskut të Adele ishte diçka e parashikueshme. Megjithatë kur një artist krijon një album kaq pranë perfeksionit si në rastin e ‘21’, nuk mund të ketë asnjë lloj dyshimi”, - thuhej në një deklaratë të AP.
Faktikisht këngë të tilla si "Set fire to the rain", “Someone Like You” dhe “Don’t You Remember” kanë prekur masivisht publikun dhe janë shumë të bukura.
Adele me albumin ‘21’ bëhet maxhorene jo vetëm si artiste dhe si një kompozitore, por dhe si një nga zërat më të mirë t botës së muzikës”.
r.b/NOA