Shkodër, 23 dhjetor 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, benzi me targa SH 1836 D ka përplasur një karrocë-motor dhe si rrjedhojë e tij ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldren, ndërsa viktima është identifikuar si Evis Agushi.
Mësohet se si rrjedhojë e përplasjes ka ngelur i plagosur edhe një tjetër, i identifikuar si Fabio Sinani ndërsa shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të mjetit.
a.y/NOA