English

Ariu polar Siku, bën për vete gjithë Danimarkën

Kopenhagen 23 dhjetor 2011, NOA- Ka vetëm 30 ditë jetë, por Siku këlyshi i vogël ari polar ka bërë që të dashurohen me të gjithë Danimarka, pasi fotografitë e tij u transmetuan nga televizionet lokale.

video këlyshi shfaqet nën kujdesin e njerëzve në Scandinavian Wildlife Park në Danimarkë.

Siku është fëmija e Ilka një arushë e cila nuk kishte qumësht për vogëlushin e vet kështu që përgjegjësit e parkut vendosën që të kujdesen për të duke e ushqyer me biberon në mënyrë që të mos e lënë të ngordh dhe aktualisht këlyshi është mirë dhe peshon 1.7 kilogramë.

Zgjedhja e emrit Siku nuk është e rastësishme pasi ajo do të thotë, “akuj deti", pa të cilët ekzistenca e arinjve polar është e pamundur.

a.y/NOA

KOMENTE