Nju Jork, 23 Dhjetor 2011, NOA – një person është arrestuar pasi ka shpërndarë në mënyrë të jashtëligjshme një regjistrim të këngës së Madonnës “Gimme All Your Luvin”, prezantimi i së cilës ishte parashikuar në fund të muajit janar.
Policia postare ka gjurmuar personin, banor në Saragozza, të cilit identiteti nuk i është bërë publik.
Personi në fjalë ka bërë të ditur se është një fans i madh i yllit të muzikës pop.
Megjithatë nga kontrolli që iu bë atij rezultuan se ai posedonte dhe shumë demo të tjera të këngëtares.
“Gimme All Your Luvin” është dhe vetë emri i albumit që do të publikohet, që del pas 3 viteve largësi kohore me punën e fundit të Madonna “Hard Candy” të 2008.
Ende nuk dihet me saktësi data e publikimit të albumit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA