English

Basha: Do u japim fund abuzimeve me çmimet

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulizm Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një inspektim te “Pazari i Ri”, në kuadër të kontrolleve që pushteti vendor po bënë për shmangien e abuzimeve me çmimet. Kreu i Bashkisë së bashku me inspektorët ka parë nga afër nivelin e çmimeve dhe zbatimin e urdhërit të bashkisë për të shmangur rritje abuzime.

Basha u shpreh se synimi i pushtetit vendor është që t’u jap fund abuzimeve. “Do t’ju japim fund abuzimeve. Deri tani kemi pasur sukses me kontrollet që kemi pasur”, tha Basha.

Prej ditësh inspektorë të bashkisë kanë kryer inspetime në gjithë tregjet kryesore të kryeqytetit.

a.k/NOA

KOMENTE