Durrës, 23 dhjetor 2011, NOA- Një 36 vjeçar nga Sukthi ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se në lagjen Stalla Fermë Sukth Durrës, shtetasi P. Muharremi, banues në Sukth, duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA 521 AA ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge.
Mësohet se 36 vjeçari Muharremi ka pasuar dëmtime e aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në Spitalin e Durrësit, në gjendje kritike.
a.y/NOA