Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA- Një 50 vjeçar nga qyteti i Fierit u ekstradua nga shteti fqinj Greqia i akuzuar për veprën penale të mashtrimit.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Arben Xhelaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Vlorës e kishte dënuar në vitin 2005 me 7 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit të kryer në bashkëpunim".
Mësohet se Xhelaj në atë kohë ka qenë pronari i firmës “Al Delon” dhe gjatë vitit 1996, në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim edhe me nënën e tij Bejaze Xhelaj, kanë marrë para me interes nga qytetarë të ndryshëm dhe më pas janë larguar duke mashtruar 181 persona.
Sakaq si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, Xhelaj u arrestua në Greqi 6 vjet më parë për tu ekstraduar së fundimi drejt vendit tonë.
a.y/NOA