English

Fëmijët i ofrojnë kursimet, hajduti heq dorë nga plaçkitja

Gjermani, 23 Dhjetor 2011, NOA – Në një provincë në Schwanewede, në afërsi të Brema (veri-perëndim i Gjermanisë) një i ri rreth të njëzetave ka tentuar të plaçkitë një shtëpi në të cilën gjendeshin një dado dhe dy fëmijët për të cilët ajo po kujdesej.

Hajduti i ka rënë ziles; vajza ka hapur derën dhe është gjendur përballë një pistolete.

Pasi është shtyrë brenda, hajduti i ka kërkuar t'i dorëzonte të gjithë paratë që kishin.

Dadoja në moshë të re në atë moment kishte shumë pak të holla dhe duke mos qenë e shtëpisë ajo nuk e dinte vendin ku mund të mbanin paratë të zotët e shtëpisë.

Ndërkohë, nga zhurma e krijuar në shtëpi, u zgjuan të dy fëmijët, të cilët po qëndronin në dhomën e tyre të gjumit.

Duke kuptuar se grabitësi po kërkonte para, ata i sollën paratë që kishin arritur të grumbullonin ata vetë.

Në këtë moment grabitësi, i mbetur pa fjalë, vendosi të heqë dorë nga kjo vjedhje dhe i mbushur me turp u largua menjëherë nga shtëpia pa marrë as dhe një kacidhe.

r.b/NOA

KOMENTE