Filipine, 23 dhjetor 2011, NOA - Qeveria e Filipineve ka bërë të ditur se më shumë se 1000 njerëz vazhdojnë të konsiderohen të humbur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin.
Raportohet se shifra zyrtare nga vërshimet numëron 1,080 të vdekur dhe 1,079 të humbur.
Zyra e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se shpëtimtarët po vazhdojnë të kërkojnë trupat përreth qyteteve të goditura të Kagajan de Oros dhe Iliganit.
NOA/RFE