Filipine, 23 Dhjetor 2011, NOA – Me rastin e Krishtlindjeve, stjuardesatfemra dhe meshkuj të kompanisë ajrore low cost filipinase Cebu Pacific - kanë nisur t'i japin normat e sigurisë nën ritmin e muzikës.
Të njohur për demonstrimin më parë të rregullave në avion, me këngët e Lady Gaga, për këto pushime ata kanë zgjedhur të kërcejnë në ritmet e këngës “All I Want for Christmas is you” të Mariah Carey.
Zyrtarë nga kompania ajrore me selinë e saj në Manila, kryeqytet i Filipineve, kanë pohuar se koreografia me muzikë bën që pasagjerët t'i kushtojnë një vëmendje më të madhe rregullave të emergjencës.
“Tani në periudhën e Krishtlindjeve kërkonim t'i jepnim më shumë zbavitje fluturimeve por edhe të rrisim sa më shumë parametrat e sigurisë paraprake”, - ka bërë të ditur zëdhënësi i Cebu Pacific, Candice Iyog.
Deri më tani reagimet e udhëtuesve kanë qenë tepër pozitive dhe fotografitë e stjuardesave dhe videot e tyre duke kërcyer janë nga më të kilikuarat, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA