Fier, 23 dhjetor 2011, NOA – Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shapllur në kërkim për grabitje me armë. Operacioni “Rrepet e Greshicës”, i forcave të policisë së Fierit ka vënë në pranga; Ismail Brakaj,24 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj, Flogert Merkaj, 22 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Armando Lalaj, 28 vjeç, banues ne Fier dhe Albert Brakaj, 27 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj të rrethit Fier.
Në kërkim është shpallur Dashnor Brakaj, 29 vjedc, banues në fshatin Sheq-Musalalaj, raporton NOA.al.
Arrestimi i tyre është bërë sot në orën 10:00, pas të rinjtë akuzohen se më datë 6 maj 2011, në vendin e quajtur fshati Hekal i rrethit Mallakaster kanë grabitur një persone duke kërcënuar me armë.
Ata i kanë marrë 114.000 leke të reja dhe nje aparat telefoni celular. Po ashtu, policia ka sekuestruar dhe celularin e vjedhur dhe një automjet tip “B.M.Ë” me targa greke IHB 1222. Makina rezulton se është përdorur nga të rinjtë gjatë vjedhjes.
a.k/NOA