Padova, 23 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- 12 vota nga 16 për Egi Cenollin dhe vajza shqiptare ia doli.
Egi është një vajzë shqiptare nga Tirana, 25 vjeç studente në Padova të Italisë dhe në prag diplomimi për Shkenca Politike,është zgjedhur kryebashkiakja e parë e të huajve.
Ajo është zgjedhur të flasë dhe përfaqësojë zërin e gjithë emigrantëve në këshillin e parë jo-italian, i dalë rregullisht me votime.
25 vjeçarja do të ulet në këshillin komunal të Padovas duke u bërë “Presidentja” e parlamentit të të huajve që do paraqesë zërin dhe problematikat në mbledhjen e këshillit të Padovas.
“Jam e kënaqur për rezultatin e marrë dhe e përgjegjshme për detyrën që do mbaj përsipër. Tashmë shpresojmë të paraqesim denjësisht qytetarët e huaj dhe ata të Padovas”, shprehet Egi pas zgjedhjes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Nga votimet zëvendës president u zgjodh Bhuiyan Jahangir, nga Bangladeshi i cili mori 8 vota.
16 anëtarët e këshillit të bashkisë së Padovës u përballën me dy anëtarët e rinj të këshillit komunal të cilët u pritën nga Daniela Ruffini, kryesuesja e këshillit komunal e cila i uroi dhe i mirëpriti për të punuar së bashku.
Dy të zgjedhurit e rinj u shprehën se, “Padovën e ndjejmë të tonën sepse këtu kemi lindur, vetëm na jepni një dorë të zhvillojmë bashkë aktivitetet tona”.
Një sukses i plotë ky për vajzën shqiptare e mbërritur në Padova të Italisë për të studiuar dhe tani papritmas e zgjedhur kryebashkiakia e parë e një këshilli për të huajt.
a.y/NOA