English

Kapet autori që terrorizoi qytetin me breshëri armësh

Vareze, 23 dhjetor 2011, NOA- Policia e Varezes në Itali arrestoi autorin e breshërive të armëve të shtëna më 28 korrik të vitit 2012 në qendër të Castellanzas.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, përgjegjës për këtë ngjarje u arrestua 27 vjeçari shqiptar Çesk Gjetja qëndrues ilegal në Itali, i cili u prangos bashkë me një shqiptar tjetër i akuzuar për 3 vjedhje radhazi në zonën e Varezes.

Nga ana e policisë hetimet nisën që në kohën e ngjarjes kur tre vetë ishin tërhequr me anë të mashtrimit jashtë një lokali dhe kishin nisur breshëritë e armëve mbi ta.

Sakaq sipas policisë thuhet se 16 plumba u shkrehën në drejtim të tyre si paralajmërim, si rrjedhojë e prishjes së një pazari droge.

E gjithë zona u trondit asohere nga të shtënat në mes të qytetit dhe për më tepër nga largimi i shpejtë si i agresorëve edhe i palës që ishte vendosur në objektiv.

Në vijim nga hetimet doli se Çesku ishte adhurues i jetës së mirë dhe se ishte kreu i një organizate kriminale që merrej me kontrabandë droge.

Pas prangosjes 27 vjeçarit i duhet të përgjigjet për akuzën e tentativës së vrasjes, mbajtje pa leje të armëve si dhe qëndrim ilegal në Itali.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Spiro Spirako21:22 - 23 Dhjetor 2011
    po nuk jem futur akoma ne vitin 2012 jo ma ne korrik oooooo fshatiiiiiiii