English

Kërcënuan një vajzë për t’i marrë lekët, arrestohet çifti

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA – Një djalë dhe një vajzë janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë kërcënuar një 24 vjeçare për t’i marrë një shumë prej 8 milionë lekësh.

Ngjarja ka ndodhur më datën 2 dhjetor në rrugën “5 maji” në Tiranë, ndërsa policia ka mundur të sigurojë provat për këtë ngjarje vetëm pas disa javësh hetime. Të arrestuarit janë Gentjan Isuf Krashi, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për moskallëzim krimi dhe Viola Kosta Merko, 24 vjeçe, banuese në Tiranë, raporton NOA.al.

Sipas hetimeve, Krashi dhe Merko, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kërcënuar për t’i marrë shumën e 8 milion lekëve 23-vjeçaren Valbona Babo.

Policia ka përdodur metoda speciale të hetimit për të kapur autorët dhe dje ka bërë të mundur arrestimn e tyre.

a.k/NOA

KOMENTE