Tiranë, 23 Dhjetor 2011 NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 23 dhjetor 2011.
Edicioni i I
Gazeta"Shqip" ka si argument kryesor në faqen e parë të numrit të sotëm: “Skema e lëvizjes së re politike”, i cili flet për qëndrimin e kreut të shtetit. Disa tituj të tjerë janë; “Ngrin Muzina, studentët 9 orë në dëborë, aksidente në Verilindje”.
“Mazhoranca emëron Islamin si përfaqësues të PS-së në KiE”.
“Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten” .
“Viti 2011 dyfishoi rastet e fëmijëve që bëhen nëna”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor në faqen e parë të numrit të sotëm; “Kandidimi/Nano: PS nuk ka vdekur, President me votat e saj”, i cili u referohet deklaratave të djeshme të ish-kreut të PS-së.
Disa tituj të tjerë janë; “Topi bën dorëzimet”.
“Stadard & Poor’s, notë pozitive ekonomisë: E qëndrueshme”.
“Berisha i vetmi politikan në funeralin e ish-presidentit të Çekisë”.
“Vasili: Reforma në shëndetësi, ja efektet pacientët”.
“Shuhet sopranoja Nina Mula, vajza nga Izhevski i Rusisë”.
“Edi Rama: Lajm i keq për Shqipërinë”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor në faqen e parë; “Policia fsheh 21 janarin, 4 viktimat kanë një autor”, i cili i referohet raportit të policisë për punën gjatë 1 viti.
Disa tituj të tjerë janë; “KKRT: Berisha, 50 % të kohës”.
“Censusi, Greqia: 600 mijë pasaporta për shqiptarët”.
“Standard &Poor's: Borxhin publik e rritën zgjedhjet”.
“Shuhet Nina Mula, sopranoja që erdhi nga Uralet”.
“Çregjistrimi i Kastriot Islamit, batutat PS-PD në Kuvend”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor në faqen e parë; “Njeriu i vitit 2011/Fitojnë: Lulzim Basha, Sokol Balla, Lorik Cana, Ermonela Jaho”, i cili pasqyron fituesit e ankesës së përvitshme të kësaj gazete, që zgjidhen në bazë të votave të lexuesve.
Tituj të tjerë janë; “Balla-Bumçi: Eja me makinën time se qeveria e poshtër nuk i kap hajdutët”.
“Alternativa Civile”: Kryebashkiakët të mos kenë më shumë se dy mandate”.
“Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je “single” dhe mbi 30 vjeç”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Dhurata e fundit e qeverisë, taksa edhe për bukën”.
“Kuvendi miraton me shumicë Totozanin, Fyle: I gëzuar për emërimin e Avokatit të Popullit”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e Lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa.al.
a.k/NOA