English

Plumba në mes të Durrësit, rëndë 27 vjeçari

Durrës, 23 dhjetor 2011, NOA- Një person ka ngelur i plagosur me armë zjarri pak çaste më parë në qytetin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se i plagosuri është 27 vjeçari Gazmend Popa i cili është dërguar i përgjakur në drejtim të spitalit.

Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen nr.8 të Durrësit, ndërsa nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë ngjarje.

Gjithsesi blutë e Durrësit thonë se Popa është në duart e bluzave të bardha në gjendje të rëndë, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.

a.y/NOA

KOMENTE