English

Presidenti dekreton privatizimin e Albpetrol

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA- President i vendit Bamir Topi, dekretoi sot ligjin që vë në zbatim privatizimin e shoqërisë Albpetrol.

Një javë më parë në seancën parlamentare u miratua vetëm me votat e maxhorancës privatizimi i shoqërisë “Albpetrol sh.a. Patos”.

Në dekretin e Kreut të Shtetit thuhet se, “Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 490, datë 15.12.2011 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a. Patos”.

Ndër ligjet e tjera Presidenti ka dekretuar edhe ligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”,“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar”,“Për një shtesë në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

a.y/NOA

KOMENTE