Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA – Ministri i Drejtësisë, Eduard Halmi ka publikuar raportin e inspektimit të dosjes së gjykimit të Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes Luiza Xhuvani, i cilu u dënua nga gjykata me 2 vite burg për vrasje.
Halimi u shpreh se dënimi me dy vite burg është politikë penale e papranueshme. Ai u shtoi se raporti për procesin gjyqësor do të dërgohet në Presidencë, pasi kreu i shtetit është dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka autoriteti të marrë vendime. "Siguria publike cenohet rëndë në rast se politika penale ndaj agresoreve të jetës së qytetarëve ushtrohet në mënyrë selektive nga Prokuroria , të cilës Kushtetuta në nenin 148 ia ka besuar këtë funksion për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës në gjykim. Nje politike penale qe kerkon vetem 2 vjet burgim, ndaj agresoreve te jetes se qytetareve eshte e papranueshme".
Halimi tha se “duhet të ketë barazi para ligjit dhe ky praim nuk mund të shkelet”.
Pak javë më parë Gjykata e Tiranës deklaroi fajtor dhe dënoi me 2 vjet burg Kostandin Xhuvanin, djalin e artistëve Luiza dhe Gjergji Xhuvani. I riu akuzohet për vrasjen me armë zjarri të 26-vjeçarit Alfed Musabelliu në Qytetin Studenti në Tiranë. Ai u shpallë fajtor për veprat penale të “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Në të njëjtin vendim u deklarua fajtor edhe i bashkëpandehuri i tij, Albi Zela. Ai u dënua me 14 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “moskallëzimit të krimit”. Xhuvani dhe Zela u akuzuan nga prokuroria për përfshirjen e tyre në një ngjarje të ndodhur mëngjesin e 12 shkurtit të këtij viti në rrugën “Ali Visha” në Tiranë.
a.k/NOA