English

SHBA dhe BE bojkotojnë minutën e heshtjes për Kim Jong Li

Nju Jork, (SHBA), 23 dhjetor 2011, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe shtetet e Bashkimit Evropian e kanë bojkotuar minutën e heshtjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që kishte për qëllim homazhet e vdekjes së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Li.

Raportohet se nuk ka pasur ndonjë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme për të nderuar Kimin, i cili vdiq të shtunën. Sipas raporteve, ditën e djeshme, salla ku zakonisht mblidhen përfaqësues të 193 shteteve, ishte gjysmë e zbrazët, në kohën kur mbahej një minutë heshtje për Kimin.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nasir Abdulaziz al-Naser tha se heshtja ishte një veprim protokollar , që vinte pas kërkesës së misionit të Kombeve të Bashkuara të Koresë së Veriut për një minutë heshtje për liderin e ndjerë.

Diplomatët thanë se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së refuzuan kërkesën nga Koreja e Veriut, që Këshilli i Sigurimit ta nderonte liderin autoritar.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE