English

Sot zhvillohet varrimi shtetëror i Vasllav Havelit

Pragë, (Çeki) 23 dhjetor NOA - Udhëheqës botërorë janë mbledhur në Pragë për funeralin e sotëm shtetëror të Vasllav Havelit, heroit të Revolucionit të Kadifenjtë dhe presidentit të parë post-komunist të ish-Çekosllovakisë.

Ceremonia për Havelin, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 75 vjeçare, do të mbahet në Katedralen St.Vitus, në Kështjellën e Pragës. Pas funeralit, trupi i Havelit, sipas kërkesave të familjes, pritet të digjet dhe më vonë hiri i tij, sipas reporterëve çekë, pritet të varroset pas Kërshëndellave.

Personalitete të njohura pritet të marrin pjesë në ceremoninë e sotme, përfshirë presidentin francez, Nikolas Sarkozi, sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton dhe ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun, e shumë personalitete të tjera me ndikim.

Ndërkohë, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Medllin Allbrajt, pritet të mbajë një fjalim gjatë kësaj ceremonie.

Në ceremoninë ku marrin pjesë mjaft lider botëror merr pjesë dhe kryeministri Sali Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE