Milano, 23 Dhjetor 2011, NOA – Milani afrohet sërish në mundësinë për të pasur Tevez në skuadër.
Në samitin e Londrës me misionarët e City, faktikisht, klubi i kuq e zinjve ka prezantuar një ofertë të re në drejtim të shoqërisë angleze dhe më saktësisht në drejtim të Marwood: 3 milionë për huazimin e menjëhershëm dhe 20 milionë për blerjen e tij përfundimtare.
Një ofertë që Manchester City e ka pëlqyer, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Tentativa e fundit e Gallianit ishte ajo e një huazimi falas dhe me një shifër për blerjen e lojtarit e cila ishte fiksuar në 23 milionë.
Të rejat e fundit duhet thënë se e akne thjeshtëzuar së tepërmi marrëveshjen drejt një suksesi të mundshëm.
r.b/NOA