English

Topalli feston Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me fëmijët në sallën e Kuvendit

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka organizuar sot me disa fëmijë nga kryeqyteti, një ceremoni festive në sallën e seancave të Kuvendit. Salla e Kuvendit ka ndryshuar pamje me ngjyrat e ndezura të festës, pemën tradicionale e Krishtlindjes, muzikën dhe këngët, ku ishin të pranishëm fëmijë të shkollave të ndryshme, fëmijë të deputetëve të Kuvendit dhe të administratës.

“Uroj të jeni të lumtur, të gëzuar ju dhe familjet tuaja me të gjitha ata që ju do zemra. Ne duam t’ju shohim gjithmonë të lumtur e të qeshur. Kurrë ndonjëherë s’ka qenë më e bukur se sot kjo sallë”, tha Jozefina Topalli, duke uruar zemër Krishtlindjen dhe Vitin e ri, fëmijëve shqiptarë kudo që ndodhen.

Në sallën e veshur me një atmosferë të ngrohtë ku gjithçka është më e bukur, fëmijët lexuan përrallat e tyre të dashura. Atmosferës festive dhe interpretimit të fëmijëe ju bashkua dhe Kryetarja e Kuvendit.

a.k/NOA

KOMENTE
  • cuniny18:23 - 23 Dhjetor 2011
    Sdihet sa deputet do dalin qe aty :)