English

Topi: Nina Mula, artiste frymëzuese për brezat e rinj

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi kanë zhvilluanr sot në mesditë homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit për artisten e mirënjohur të skenës operistike shqiptare, Nina Mula. Kreu i shtetit ka vendorur një kurorë me lule duke nderuar një nga artistet më të mira të skenës shqiptare, e cila u nda dje nga jeta.

Topi vlerësoi për mediat artisten me origjinë ruse, që i dha kaq shumë artit shqiptar:

“Sot përcjellim për në Parajsë, do të thoja, një figurë të ndritur të artit skenik, lirik, operistik shqiptar, një zë brilant, sikurse ishte zëri i Nina Mulës. Unë do të specifikoja jo vetëm individualitetin e lartë artistik, por edhe kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Mula, sepse të gjithë së bashku; e ndjera Nina Mula, bashkëshorti Avni Mula, por edhe produkti i tyre, Inva Mula i kanë dhënë një emër të veçantë Shqipërisë jo vetëm në artin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar”, tha Topi.

Ai u shpreh se ndarja e saj nga jeta është një humbje jo vetëm për familjen por edhe për artin dhe skenën shqiptrare.

“Unë i shpreh me këtë rast ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë trupës së këtij Teatri ku ajo prehet përpara se të shkojë në banesën e fundit që ta kujtojë këtë figurë të shndritshme dhe besoj se kjo figurë do të jetë si pikë referimi edhe për brezat e rinj që do të frekuentojnë botën artistike shqiptare”, u shpreh kreu i shtetit.

a.k/NOA

KOMENTE