English

Vdes nga infarkti në lokal

Korçë, 23 dhjetor 2011, NOA – Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Korçës. Agron Besim Sadikllari 53 vjeç, banues Lagjen Nr. 7-në Korçë, është gjetur pa jetë në një lokal, raporton NOA.al.

Sadikllari ishte kthyer prej pak ditësh nga Greqia. Viktima nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe policia ka nisur hetimet për viktimën dhe ka gjetur në xhepat e tij disa ilaçe që përdoren për kurimin e sëmundjeve të zemrës.

Pas kontrollit të mjekëve, është arritur në përfundimin se shkaku i vdekjes është infarkti kardiak.

a.k/NOA

Në foto: Pamje ilustruese

KOMENTE