English

Vrasja e argjendarit Rrapo Sinanaj, del nga burgu Nexhat Mulaj

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA- Vrasësi i argjendarit Rrapo Sinanj i vrarë në fund të muajit tetor është lënë i lirë për mungesë provash.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, kosovari Nexhat Mulaj i dyshuar si vrasësi i argjendarit u prangos një javë pas ngjarjes së rëndë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë pas kapjes vendosi 30 ditë burg për 27 vjeçarin Mulaj nën akuzën për vjedhje me armë me pasojë vdekjen ngjarje kjo e ndodhur më 21 tetornjë argjendari të kryeqytetit afër rrugës Siri Kodra.

Po sot gjykata ndryshoi masën e arrestit ndaj tij nën argumentin për mungesë provash.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al se, Nexhat Mulaj i lindur në Vitak të Komunës Skenderaj Kosovë dhe banues përkohësisht në Tiranë u prangos nën pistën si i dyshuari kryesor për vrasjen e argjendarit, ndërsa mësohet që të ketë mbërritur në Tiranë vetëm pak ditë pas krimit.

Sipas policisë thuhet se në momentin e krimit viktima 60 vjecari Rrapo Sinanaj ka qenë në dyqanin e tij duke shitur kur autori ka hyrë brenda i maskuar dhe pak para ngjarjes ka pasur një konflikt mes tij dhe Sinanaj kjo pasi autori i krimit ka tentuar të grabisë varëset sasinë e parave si dhe pajisjet e tjera me vlerë në argjendari, ndërsa viktima e ka kundërshtuar.

Fill pas kësaj autori mësohet ta ketë qëlluar me plumb në kokë dhe në trup pronarin e argjendarisë duke i provokuar edhe vdekjen e menjëhershme.

a.y/NOA

KOMENTE