English

Brenda dy ditësh, tjetër tërmet në Ulqin

Ulqin, (Mal i Zi ) 24 dhjetor 2011, NOA – Qyteti i Ulqinit është goditur sot nga një tërmet me fuqi mesatare. Enti Sizmik i Malit të Zi bëri të ditur se tërmeti me shkallë 3.7 rihter ka goditur qytetin dhe rrethinat e tij, raporton Agjencia NOA.al.

Përveç disa lëkundjeve të lehta, nuk raportohen dëme materiale. Sipas Entit Sizmik të Malit të Zi, epiqendra e tërmetit të sotëm ishte tetë kilometra në jug të Ulqinit, në thellësi prej 15 kilometrash nën sipërfaqe të tokës.

Edhe një ditë më parë, në rrethinën e Ulqinit është regjistruar një tërmet me fuqi prej 3.8 ballë të Rihterit.

a.k/NOA

KOMENTE