Kaliforni, 24 Dhjetor 2011, NOA - Cameron Douglas, 33 vjeçe, i biri i heroit të “Wall Street”, Michael Douglas, është dënuar me 4vjet e gjysmë të tjera heqje lirie për posedim të drogës në burg, ku aktualisht ndodhet pikërisht për një dënim 5-vjeçar për trafikim të lëndëve narkotike.
“Ju lutem, më jepni mundësinë për tu kuruar nga jo sëmundje” – i ka kërkuar Douglas gjykatësit Berman.
“Nuk arrij të gjej paqe me veten tim. Po mundohem të bëj të pamundurën”, - ka thënë ai gjatë audiencës.
Para se të fillonte procesi, në të cilin nuk kanë asistuar as prindërit, i riu Douglas ka shkruar një letër prej dy faqesh dhe i ka dhënë gjykatësit.
Në të ai kishte manifestuar “turpin që ndjente për faktin se kishte tradhtuar sërish besimin e familjes dhe të miqve të tij”, raporton agjencia lajmeve NOA.al.
r.b/NOA