Kakavijë, 24 dhjetor 2011, NOA – Vetëm gjatë orëve të natës dhe mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 9500 persona dhe 2600 automjete. Fluksi i madh i qytetarëve që kthehen në Shqipëri për festat e fund vitit ka bërë që policia e Gjirokastrës të marrë masa për të qarkullimin normal të automjeteve, raporton NOA.al.
Gjithashtu ka pasur edhe fluks në dalje ku kanë dalë rreth 5400 shtetas dhe 1700 automjete.
Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, bën të ditur se për të përballuar fluksin dhe shmangur radhët e gjata, ka marrë masa duke shtuar sportelet ku në hyrje është punuar me 7 sportele dhe në dalje me 5 sportele .
Policia e Gjirokastrës bën të ditur se nga masat e marra kanë bërë që nga pala shqiptare mos të ketë probleme dhe radhë, por gjatë orëve të para të mëngjesit pala greke ka punuar me sportele të reduktuara ç’ka ka bërë që në tokën greke gjatë orëve të para të mëngjesit të krijoheshin radhë të gjata deri në dy kilometra si dhe rreth 35 autobusë në pritje.
Për këtë qëllim, Drejtori Rajonal i Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër Drejtues Thimi Remoçka si dhe Komandanti i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije Klemend Lena, kanë marrë menjëherë takim me palën greke dhe rreth orës 09.00. Pas diskutimit për situatën e krijuar, pala greke ka shtuar sportele në maksimum dhe lëvizja ka vijuar në mënyrë të njëtrajtshme nga të dyja palët.
a.k/NOA