English

Grup kriminal në Sarandë, 15 vjedhje dhe tre shpërthime, 6 të arrestuar

Sarandë, 24 dhjetor 2011, NOA/Update- Policia e Sarandës ka zbardhur sot listën e veprave penale të bëra nga grupi kriminal i arrestuar në këtë qytete. Operacioni policor i koduar “Lëkursi 2011”, ka vënë në pranga 6 të rinj që akuzohen për 15 vjedhje dhe vendosjes së tritolit në 2 makina dhe një lokal.

Të arrestuarit janë; Sentjon Fatmir Lame, 24 vjeç, lindur në Konispol dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje; Sildjan Ylli Sulejmanasi, 23 vjeç, lindur në Çorovodë dhe banues në Sarandë, O. A. 16 vjeç 16, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje; K. R. 16 vjeç banues ne Sarandë, Y. K. 17 vjeç lindur e banues në Tepelenë dhe Erald Agron Elezaj i arrestuar nga Komisariati Policisë Sarandë tre dite me parë. Policia ka shpallur në kërkim dhe Lisjan Mërkur Kazo, 22 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe Fatjon Bujar Abazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje.

Tetë personat në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur një sërë makinash dhe motorrash. Ndërsa vepra më të rënda penale janë ato të vendosjes së lëndës eksplozive në makinat e dy oficerëve të policisë. Kështu më datën 2 nëntor 2010, dyshohet se këta persona i kanë vënë eksploziv i autoveturës tip Mercedes-Benz C Clas me targa TR 3937 në pronësi të oficerit policisë Ilir Zhupa.

Ndërsa në datën 9 maj të këtij viti i kanë vënë eksploziv makinës tip “Audi” në pronësi të oficerit policisë Aleksandër Lilo. Po ashtu dhe më datën 22 nëntor kanë shkatërruar me eksploziv lokalin “Night Club” pranë Hotel ButrintiSarandë.

Të rinjtë kanë vjedhur dhe një numër të konsiderueshëm lokalesh dhe makinash.

Të arrestuarve policia u ka sekuestruar dhe; një autoveturë tip Mercedes-Benz 240, ngjyrë blu, me targa SR 4900 B; një autoveturë tip BMË me ngjyre gri me targa SR 5399 B të cilin personat e mësipërm e përdornin për kryerjen e veprimtarisë kriminale; një autoveturë tip Alfa Romeo 156 me ngjyre të kuqe, me targa të huaja (Y 702 LCD), një kompjuter Lap-Top i markës ‘SONY’, disa pajisje fonie për muzike (bokse), disa doreza duarsh akriliku që dyshohet se përdoreshin gjatë kryerjes se veprave penale dhe materiale alumini.

Ata akuzohen për një sërë veprash penale, si; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vrasje me dashje” e ngelur ne tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

a.k/NOA

KOMENTE