English

Jahjaga uron për festën e Krishtlindjeve

Prishtinë, 24 dhjetor, 2011, NOA - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, me rastin e Krishtlindjeve. Me anë të një urimi, Jahjaga shprehur rëndësinë që ka për besimtarët kjo festë dhe thekson se prej vitesh kjo festë është bërë dhe me e veçantë pas pavarësisë së Kosovës.

“Kërshëndellat na gjejnë të lirë dhe të pavarur në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas parimeve të drejta të njerëzimit, të lirisë e të barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim, për ta bërë atdheun tonë, Kosovën, një vend të përparuar e demokratik, një vend të dashur për ne dhe për brezat që vijnë”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga.

Më tej, Jahajaga vlerëson dhe rëndësinë që ka kjo festë për Kosovën. “Në këtë ditë të lume, rreth sofrave plot, të kujtojmë të gjithë martirët, ata që u shkrinë për popullin e atdheun, që dhanë më të shtrenjtën, që ne sot ta gëzojmë lirinë e të jetojmë me dinjitet në trojet tona”, thuhet në telegram.

a.k/NOA

KOMENTE