English

Këshilli i Sigurimit dënon atentatet vetëvrasëse në Damask

Nju Jork, 24 dhjetor 2011, NOA - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka dënuar me forcë sulmet vetëvrasëse në kryeqytetin sirian, Damask.

Instanca më e lartë e OKB-së i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit sirian. Në sulmet e së premtes humbën jetën 45 vetë dhe u plagosën 145 të tjerë.

Por anëtarët e Këshillit të Sigurimit sërish nuk ranë dakord për përpilimin e një rezolute kundër dhunës në Siri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i bëri thirrje regjimit të presidentit Bashar al-Asad të zbatojë pa vonesë planin e aksionit të Ligës Arabe. Vëzhguesit e Ligës Arabe do të kontrollojnë nga e hëna, nëse qeveria, siç ka premtuar do të tërheqë trupat e saj dhe do të ndalojë dhunën kundër opozitarëve. Liga Arabe ka dërguar fillimisht 50 vëzhgues në Siri.

NOA/DV

KOMENTE