Mesazhi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e Krishtlindjeve
Prishtinë, 24 Dhjetor 2011 NOA - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi arqipeshkvit të Kosovës Dodë Gjergji, me rastin e Ditës së Krishlindjes, me këtë përmbajtje:"
I nderuar Shkëlqesi Imzot Dodë Gjergji,
Në këtë ditë të shenjtë është kënaqësi t'ju uroj juve dhe nëpërmjet jush të gjithë besimtarëve katolikë Ditën e Lindjes së Krishtit, ditë që frymëzon njeriun me besimin më të madh te Zoti dhe tek e ardhmja.
Le të jetë kjo festë e madhe edhe një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, të respektit, të harmonisë dhe të vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona.
Gëzuar!"