Durrës, 24 dhjetor 2011, NOA – Ishte kthyer në vendlindje për festat e fundvitit, por pas zhdukjes prej dy ditësh nga shtëpia në Durrës u gjet i vrarë në një barakë të vjetër në një lagje të Shkozetit.
Bëhet fjalë për emigrantin nga Greqia, Fatbardh Hysi, i cili u gjet i vrarë sot pas dy ditë kërkimesh, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.
Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë identifikuar kufomën e gjetur në lagjen 14 në Shkozet.
Policia e Durrësit bën me dije se Fatbardh Hysi është vrarë.
Madje para vrasjes ndaj emigrantit është ushtruar edhe dhunë, gjë që e dëshmojnë shenjat e gjetura në trupin e tij.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj vrasjeje.
mit/NOA